You are currently viewing Hajdeseflasim për: Artizanët me pika

Hajdeseflasim për: Artizanët me pika

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:1 Comment

Hajde se flasim për Artizanët. Artizanët nuk janë me pika, ka shumë! Shumica janë të fshehur dhe punojnë pa bujë.

Me pika disa punojnë, me këtë teknikë që vjen nga larg por më tërheq shumë. Jam shumë e tërhequr nga krijimtaria. Ajo ka një rrugë më të gjatë se sa thjesht një aftësi të mësuar. Në shumicën e rasteve ka një kërkim shpirtëror, një nevojë të brendshme, një histori të bukur ose më pak të bukur por, gjithmonë me vlerë. Prandaj kam shumë për zemër të takoj sa më shumë njerëz të tillë. Mëson shumë. Mësoj, frymëzohem, për çudi të bëjnë të ndihesh mirë me veten, me atë që di të bësh dhe me atë që nuk di të bësh. Kam kaluar disa muaj në atelierin Artbojëqielli me shumë durim u përpoqën të më mësonin disa teknika, mirë, le të themi se kam akoma nevojë për punë. Gjithsesi u bëra pisë me bojëra, dhe kjo është për mua gjëja më e rëndësishme! Mezi pres të krijohen përsëri mundësitë për të marr pjesë në Workshop. Vazhdo leximin: Një botë e vogël

Vizitoni virtualisht galerinë në Instagram Art.bojeqielli

Unë mbështes Artbojeqielli

Lexo e dhe Filum Granum

This Post Has One Comment

Leave a Reply