You are currently viewing Dy “zana” punëtore nga Gjirokastra

Dy “zana” punëtore nga Gjirokastra

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:0 Comments

Pa i njohur mirë njerëzit, mund të vëzhgosh prodhimin e tyre… A përkon gjithmonë bukuria e veprës së njeriut me shpirtin? Uroj se po! Nëse duart mund të punojnë gjëra kaq të bukura, a thua të jetë shpirti po aq i zbukuruar? Shpresoj se po!

Në qytetin e bukur, Gjirokastra, janë dy vajza, të cilat nuk njoh (akoma) personalisht, por kam vite që ndjek në rrjete sociale. Dy motra që kanë përzier trashëgiminë e të parëve, “vjedhjen” e zanatit dhe frymëzimin origjinal të tyre. Bukuria kërkon dhe forcë që të çaj midis vështirësive që një artizan has për ditë. Por asgjë nuk i ndal duart e atyre që duan të krijojnë. Në revisten N’Harmoni, FshateZanat, përgatitëm me shumë qejf një artikull të plotë të intervistës me këto dy vajza. Vazhdo leximin këtu

Uroj të kënaqeni, ndërsa ju prezantoj me persona që punojnë fort, plot pasion, vipat e vërtetë të këtij kombi!

Uroj një ditë të shoh punimet e tyre nga afër dhe ti buzëqesh nga afër. Ndërkohë të ftoj dhe ty të vizitosh galerinë në An’Art Koçollari

Lexo edhe ArtBojëqielli

Banner

Leave a Reply