You are currently viewing Filum Granum

Filum Granum

Fije dhe kokërr, në latinisht. Këto janë dy fjalë që formojnë fjalën që me ndonjë ndryshim të vogël përdoret botërisht, filigrana. Fije dhe kokrra për të krijuar sende dhe zbukurime ari ose argjendi. Besohet se janë gjetur disa gjurmë të këtij lloj punimi që nga koha e Mesopotamisë, disa të tjerë thonë se të parët ishin nga Egjipti. Nuk po hyjmë në hollësira se cili e filloi i pari, fundja nuk ka shumë rëndësi. Nuk fitojmë gjë edhe po ta dimë. Rëndësi ka cilët kanë pasur dëshirën për ta vazhduar! Sot gjenden zejtarë të filigranës në Indi, Portugal, Itali dhe Ballkan etj. Filigrana duket se ishte ndër shekuj e çmuar si në perendim dhe në lindje.

Jam shumë kurioze të di se si mund të ketë nisur në Shqipëri ky lloj punimi. Dihet se shumica e zejtarëve të filigranës janë në Shkodër dhe Prizren. Është realitet, se bizhutë të konsumit, kanë zëvendesuar interesin ndaj Filigranës, e cila ka mbetur një variant zgjedhje i ofruar vetëm turistëve. Gabim kam bërë dhe vetë, që shumica e bizhuve filigranë i kam dhururar çdo të huaj që takoja, dhe mbeta pa gjë vetë.

Nga punishtja Margjelo

Ajo që më mahnit është se për të krijuar këto sende të argjendta të holla dhe delikate duhet forcë, më shumë se kurrë, sot, forcë shpirtërore, për të dhënë shpresë një zejtarie që po humbet. Kanë mbetur shumë pak që dinë ta punojnë, kanë mbetur dhe më pak që duan ta mësojnë.

Filigrana tradicionale shqiptare meriton të mbahet si një trashëgimi, prandaj po ndaj këto fjalë, për të tërhequr vëmendjen ndaj gjërave që nuk duhen zhdukur dhe harruar. Pse jo të përhapet, të zhvillohet, të marrë forma të ndryshme moderne apo të prekë rrënjët më të lashta.

“Kur viziton një vend, shko vizito artizanët e harruar tek rrugicat e humbura sepse ata janë që e bënë atë vend! Bëje jo për ti nderuar por që të nderohesh”― Mehmet Murat ildan

Lexo edhe Eklektizëm

Ndiq në Instagram

Je i mirëpritur të regjistrohesh!

This Post Has 2 Comments

  1. Vitus

    🌟 bellissima e interessante.

Leave a Reply