You are currently viewing Një letër për ty  2022/2023

Një letër për ty 2022/2023

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:0 Comments

I/E dashur, këtë vit, ndjej nevojën të të përshëndes me një letër. E nis sigurisht me një faleminderit për të gjithë ata që e vizitojnë këtë blog herë pas here dhe ata që janë regjistruar. Jam shumë e lumtur që rrethohem nga njerëz që duan të më lexojnë dhe si miq të dashur i konsideroj ndonëse shumicën nuk e njoh. Ta dish se prania jote është për mua shumë e dashur. Të siguroj ke një rëndësi të madhe për mua. Dashuria ime për shkrimin lind nga një tjetër dashuri, ajo për njeriun. Për qenien njerëzore, me të gjitha koklavitjet, bukuritë dhe madje deformimet e saj.

Secili prej jush në një farë mënyre kontribuon në kënaqësinë që më jep ky pasion imi, shkrimi dhe gërmimi. Pasioni për shprehjen, shkrimin dhe artin. Nuk e dija se do më duhej kaq shumë energji dhe përkushtim, sepse nuk e dija se do ta kisha dashur kaq shumë këtë qasje. Pra, më vjen mirë që ke mbetur këtu për të gjithë këtë kohë, edhe nëse nuk pretendoj të pëlqesh gjithçka gjen këtu. E përditshmja ashtu si çdo gjë e nevojshme për të jetuar apo mbijetuar më heq kohën shpesh për të bërë atë që dua. Pikërisht në atë sfilitje gjendet esenca e frymëzimit! E sigurt se e kupton çfarë dua të them!

Blogun Hajdeseflasim është vizituar 6873 herë gjithsej, kjo shifër, është shumë modeste në krahasim me ndonjë sit tjetër me nam. Por, për mua është arritje e madhe e cila më bën shoqër! Më kënaq se lexohet rregullisht nga vendet shqipe, si natyrisht Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Bëhem shumë kureshtare se cili shqiptar ose i huaj lexon shkrimet e mia në Kinë apo në Pakistan! Kur vëzhgoj hartën analitike më vjen të buzëqesh!

Uroj me gjithë zemër që ky vit si çdo vit të vij me gjithçka meritojmë, me gjithçka kemi mbjellur! Projektet e mia për këtë vit, të cilat po i mbaj sekret, nuk do të realizohen dot pa ty, dhe janë në fakt për ty!

Më keni dhënë më shumë se ç’mendoni!

Nëse je lexues i rregullt apo rastësishëm je këtu, të falënderoj!

Kujdesu për veten dhe shihemi vitin tjetër!

Me shumë dashamirësi Noa Nur

Të pres në Instagram

Banner

Leave a Reply