You are currently viewing Hajdeseflasim për artizanët: Unike si ajo

Hajdeseflasim për artizanët: Unike si ajo

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:0 Comments

Pasion, hobby, dëshirë për të krijuar? Shpesh të gjithë të vihen kundër kur ke një vizion, ose një ide pak ndryshe. Merr për shembull shumë artizanë që kanë ndryshuar rrjedhën e jetës për të krijuar diçka reale dhe konkrete! Shumica prej tyre e ka nisur si pasion, por pasioni është një shpatë me dy tehe, të merr të gjithë kohën dhe nuk ti paguan faturat. A e dini sa vështirë është të kesh një biznes të vogël? Të jesh shefi, hamalli, furnitori, ndihmësi, ideatori, specialist i marketingut?

Unike si ti

Pas kësaj faqe të lezetshme, është një grua dhe nënë, që po e bën ëndrrën e saj realitet. Ka krijuar biznesin e saj me krijimet e këndshme që mjeshtërisht ekspozon në galeri virtuale. E ndërsa punimet e saj janë si karamele, pas ndodhen duart buçko të fëmijëve, tenxherja e gjellës, shëtitja me karrocë dhe sigurisht shumë mund. Mirëpo, kjo pamje disi “shtëpiake” e këtyre zanatëve nuk i minimizon. Ato marrin po aq energji sa një punë tjetër, madje do një “nerv” të jashtëzakonshëm!

Vullneti

Vullneti qenka një virtyt i domosdoshëm. Ai rritet në mes të vështirësive merr forma të bukura, nganjëherë bëhet pjata të pikturuara, filxhanë të zbukuruara si pas dëshirës. Vullneti, ndoshta, po më shtyn dhe mua që Stela, ideatorja e Unike si Ti të jetë pjesë e artizanëve që dua të mbështes. Këto mini artikuj janë një prezantim i vogël për disa persona që punojnë shumë dhe po përmirësohen dita ditës, ndoshta po përmirësojnë këtë vend fshehurazi, ndoshta më kanë përmirësuar edhe mua. Këta individë kthehen në lule të ndryshme të cillt na e bëjnë mjedisin më të bukur! Ndërkohë mbështes këta njerëz plot frymëzim, frymëzohem vet! Ju ftoj të merrni parasysh gjithmonë sipas mundësive, të blini diça të bërë nga dora e njeriut, mundësisht e një njeriu të mirë!

Vizito Unike si ti

Lexo edhe Artizan me pika

Banner

Leave a Reply