Një libër për të gjitha ngjyrat e tjera.
Në vitin 2020 vendosa të botoja librin Kurrë Gri, përmbledhja ime e parë të poezive dhe proza të shkurtra. Shumë poezi, kishin mbetur në sirtar për tepër vite. Botimi sihte një ëndërr fëmijërie i cili u shënderrua më vonë në një nevojë të për të lënë gjurmë, sado pak, diku, disi. Poezia, është zhandrri më pak i lexuar në shqip. Prandaj ky projekt ishte shpirtërisht i lodhshëm dhe tmerrsisht dekurajues. Procesi i i një autori të panjohur është shumë i dhembshëm. Je totalisht vetëm. Vetëm me ato shkresurina që kanë pikuar nga shpirti dhe që me shumë ndrojtje dhe frikë vendos ti ndash me të tjerët. Paçka të gjithave, vendosa të ecja para, dhe ndonëse 2020 u shënua nga ajo që u quajt pandemi, unë nuk kisha as pak ndërmend të ndalesha. Kështu në Maj doli libri, një libër modest, por ju siguroj i vërtetë.
Nëse ke dëshirë të dish më shumë me kontakto tek Instagram Hajdeseflasim_noanur
