You are currently viewing Hapa sirtarin

Hapa sirtarin

Jam e kënaqur që di të ëndërroj kaq bukur sa realiteti bëhet gati i pabesueshëm…

Jam e kënaqur që sirtari i mbyllur prej kohësh u hap dhe çelësin lumturisht e humba. Kështu që tani ëndrrat janë kështu, të gjitha të hapura. Të shpalosura. Duhet të duket si një libër përrallash ma do mendja.

Jam e kënaqur se po shndërroj ëndrrat në synime. Po marr secilën dëshirë në shqyrtim dhe për çudi shoh se asgjë nuk është tërësisht e pamundur.

Nxorra ëndrrat një e nga një. Ato që ishin venitur i pikturova sërish. Të rejave u dhashë përparësi … hartova një plan.

Në sirtar nuk ka më asnjë ëndërr … Kam vetëm plane, nëse nuk funksionojnë… kam planin B.

Ndërkohë, këtu dua t’ju tregoj se si një tabelë vizive mund t’ju ndihmojë të shndërroni ëndrrat në synime. Ky është thjesht një shembull. E kam bërë me Canva, nga celulari apo pc. Por mund ta bësh edhe me letra, të shkruara dhe kolazhe. Rëndësi ka që ta mbash para syve me synimet e tua. Mjafton të kërkosh në Google për #visionboards!

Mund ta bësh për çdo gjë që dëshiron të arrish në jetë, arritjet shpirtërore, profesionale, shkollore, udhëtimet. Mjafton të shkruash dëshirën dhe si do punosh që ta arrish. Unë mbaj timen në celular dhe herë pas here e shoh që të frymëzohem të bëj hapat drejt “ëndrrës”.

Nëse doni të dini më shumë më shkruani!

Më gjeni edhe në Instagram Hajdeseflasim

Leave a Reply