You are currently viewing Ji ti, sa më shpejt!

Ji ti, sa më shpejt!


Thënieparullavideo motivuese, nxitje të suksesshme. Sa shumë udhëzime për një jetë të vetme! Mund të mos jesh më i miri, po kujt i duhet? Vërtetë duhet ta kemi problem këtë? Sa qesharakë bëhemi!

Është tepër mirë të duam të përmirësohemi, të bëjmë vazhdimisht punë me veten për të gjetur veten, për ta ndihmuar veten, për të hedhur hapa para në çdo drejtim. Por, udha e secilit, është tepër personale, nuk varet veç nga një teoremë e vetme.

Motivimet shabllon vrasin motivimin e vërtetë, që është jeta!

Hajdeseflasim

Thelbi yt!

Jemi miliarda njerëz e miliarda të të tjerë do vijnë! Jeta nuk është një garë! Ji në këtë çast ashtu siç je, me lëmshet e tua, frikat, synimet, dëshirat edhe gabimet. Hiqi nga mendja pamundësitë dhe hidhu. Hidhu në jetë! Bëji gjërat e tua dhe pikë! Ji aq sa je edhe nëse të tjerët presin më shumë, apo më pak. Nuk lindim me një etiketë.
Ne mund të ndryshojmë, përmirësojnë patjetër, por funksionon vetëm kur vërtetë jemi të vetëdijshëm!
Harro atë shprehjen: “Mirë ne, po bota?” le të jetë një pjesë filmi asgjë më shumë!
Nuk ka pse të jetë kaq e vështirë, e marrtë e mira! Pritshmërinë e të tjerëve janë një kufizim! Kufizimet e tua përkundrazi, janë pengesë! Nuk ke nevojë për motivim, jo, ke nevojë të jesh Ti!

Nëse presin shumë nga ty, dhe ti nuk do të zhgënjesh të tjerët, mos harro se shumë shpejt secili do të shkojë para me jetën e vet, dhe ti do të jesh vetëm me jetën tënde. Mirë a keq, do të përballesh me veten, vetëm. Arritjet që të tjerët pretendojnë për ty mund të mos përkasin me ty. Sa do “kënaqësi” mund të japin lëvdatat e momentit, është esenca jote që duhet të fitoj. Secili ka udhën e vet, dhe kjo është e pashmangshme.

Nëse presin më pak nga ty, po sepse edhe kjo ndodh, mos e zvogëlo veten. Ka njerëz që nuk besojnë fare tek aftësitë e tua, ose më keq nuk mendojnë se ia vlen ti zbulosh, ti përdorësh e të jesh vetvetja. Edhe nëse nuk e thonë hapur, përqeshin prirjet e tua dhe sa herë ndërmerr një përmirësim në jetë, kanë një këshillë për të mos ecur para. Edhe në këtë rast hapi shteg vetes, dhe pa frikë ndiqe thelbin tënd.

Në çdo rast, motivimi i vërtetë lind nga thelbi ynë.

Rrjeti gumëzhin me metoda përmirësimi, libra shumë të famshëm tregojnë rrugën e suksesit. Por suksesi nuk ka veç një fytyrë, nuk ka veç një rrugë. Jetë pa pishman nuk ka, por kujdesu të jetë i yti!

man holding white petaled flower on bloom
Photo by Daria Shevtsova on Pexels.com

Pëlqimi i të tjerëve

Nëse kemi dëshirë që të marrim vlerësim për çdo gjë që bëjmë, t’u pëlqejmë të tjerëve për çdo zgjedhje, të marrim miratim për çdo veprim. Është koha të rritemi. Të kuptojmë mirë në mendje se nuk ka asnjë njeri që na pëlqen në mënyrë absolute. Nëse vazhdimisht kërkojmë pëlqim e pranim sa do të mirë të jemi, do të biem në mjerim. Do të përfundojmë të kemi mijëra versione të vetes, përveç se reale. Me këtë, duhet pranuar se versioni ynë nuk është më i miri, por së paku të jetë i vërteti.

Të duash të lësh përshtypje, duket se është një sëmundje e rëndë, tepër e përhapur. Të gjithë e kalojmë këtë virozë, herët a vonë, shumë pak shërohen përfundimisht. Suksesi i vërtetë, që nuk është përllogaritur as në para, as në shtresë shoqërore, as në famë, është i frikshëm dhe varet vetëm nga sa guxim ke të bësh atë që ndien, të jesh vetvetja.

Ndërkohë mëson, mbi veten, mbi rritjen tënde personale, bën kurse, apo dëgjon këshilla motivuese… ngrihu nga krevati dhe jeto!

Lexo edhe Shkëputja dhe unë

Banner


This Post Has One Comment

  1. İsa

    Shkrimi me pelqeu shume. İshte vërtet i bukur por duhet të kini me shumë kujdes me gramatikën 😊

Leave a Reply