Qershori i rozët më gjeti nën dhe si një farë e mbjellë me vonesë. Aty poshtë, në nxehtësi vullkanesh, ndodhet një mëmëdhe.
Një dorë qershish mblodha, nuk pat’ asnjë lloj korrjeje në fund; për atë duhet pritur muajn tjetër. Sa të vogla frytet, edhe nëse të ëmbla, sa shpejt që prishen… Sa vrap duhet t’i hash e t’i ndash, ç’bujari e papërkryer!

Shtyp këtu për ta bërë tënde!
