You are currently viewing Mozaikë

Mozaikë

Ne jemi mozaikë, po s’u bëmë copash nuk dalim bukur.

Ashtu copë-copë vazhdojmë të bëhemi, por ngjyrat dhe vlerën nuk e humbasim. Sa do të dergjemi për tokë tashmë pa formë, jemi në punë e sipër. Copëzat tona do të bashkohen dhe do të ngjajnë mrekulli. Në atë moment do të duash krisjet e jetës, do të arrish të shohësh me mirësi veten. Mbase edhe të tjerët që të kanë lënduar e thyer në qindra copash. Do të shohësh me kënaqësi e krenari atë që je bërë, një kryevepër copash shumëngjyrshe.

Nëse ndihesh i thyer, kujto se do të bëhesh kryevepër.

Leave a Reply