You are currently viewing Unë po shkoj të jetoj

Unë po shkoj të jetoj

Sa kostume kanë ngelur pa u veshur, sa gjerdane pa u vënë. Sa gjëra kanë ngelur pa bërë se presim çastin e duhur. Do ta ruaj për raste, e rastet nuk vijnë kurrë. Në dollap shumë shpejt do gjejmë rroba të reja dhe ëndrra të vjetra.

Mos prit që të vij rasti. Konsumoje jetën! Vish këpucët e reja, se ndryshe do të vrasin deri në varr. Mos prit një djalë që të jesh e bukur. Mos prit një punë që të ndihesh i arrirë. Krihu, vishu, dil, bëj ç’ke për të bërë. Prodho diçka, prodho një ndjenjë, bëj një vepër të mirë. Krijo veten tënde mbi të gjitha!

Mos prit rastin e duhur, sepse rastin e krijojmë vetë. Nuk ka ditë që nuk duhet të jetë kremtim, qoftë edhe më e trishtuara.

Mos e shtyj jetën për më vonë – hë sa të gjej punë – hë sa të fejohem – hë sa të shërohem. Bo-bo, ç’bën ashtu nuk e sheh? Jeta është aty … në ajër. Është në një pëqafim, në një lule që këput, është në duart e nënës, është në sytë e një fëmijë. Jeta është brenda teje e ti e kërkon jashtë? Ajo ka ardhur me kohë, dhe ti e pret ende?

Eh po, njerëzit do të çuditen kur të të shohin zbukuruar, do pyesin duke u tallur: Ej ti ku po shkon, ke sebep?

E ti përgjigju seriozisht: Unë, po. Po shkoj të jetoj!

Leave a Reply