You are currently viewing Çfarë është një Brand Ambassador?

Çfarë është një Brand Ambassador?

Është një individ që përfaqëson një markë. Mund të jetë një person që përdor shërbimet apo produktet e një marke, punon në kohë të plotë apo të pjesshëm duke mbështetur, provuar, testuar, krijuar përmbajtje, folur pozitivisht për atë markë.

Disa janë njerëz që merren me një punë tjetër, edhe të spektaklit, por që vendosin kundrejt pagese nëse përkon me kriteret e dhe stilin e tyre, të vendosin “fytyrën e tyre” për ta reklamuar. Kjo krijon afrimin e njerëzve, krijon pikërisht Niche. Pra një grup të përcaktuar njerëzish do të ndihen të përfaqësuar nga X aktor apo sportist e tjerë… dhe do të afrohen më lehtë produktit.

smartphone displaying black screen on notebook beside pen and sunglasses
Photo by Lum3n on Pexels.com

Si funksionon?

Detyrat e një Brand Ambassador mund të ndryshojnë nga rasti në rast. Mund të përfshijë disa detyra: Përpunimin e strategjisë në media sociale. Përgatitjen e fushatave marketingu për klientët. Analizën të përdorimit të rrjetit social, krijimin e përmbajtjes të Website, këshillim dhe asistencë marketingu.

Mos ji tepër i ashpër me ata që punojnë në këtë fushë. Është punë e mirëfilltë, ka shumë mundësi që sot ke blerë një produkt të mirë fal ndonjëri prej tyre. Nga ana tjetër jo çdo profil në rrjete sociale ka kritere serioze dhe punon me ndershmëri. Prandaj të mbetet ty detyra të vendosësh në fund!

A vlen vetëm për Vipat?

Jo, sot të gjithë mund të jenë Brand Ambassador. Ka shumë kompani që bazojnë komplet marketingun e tyre duke stërvitur madje duke i kthyer nga përdorues në përfaqësues dhe në shitës direkt. Disa Influencers janë edhe Brand Ambassadors pra bëhen përfaqësues të një X marke.

Çfarë mendoj unë?

Të gjitha këto informacione besoj janë të nevojshme ti dimë si konsumator, por edhe nëse kemi dëshirë të eksperimentojmë në marketingun dixhital. Unë mendoj se të gjitha këto janë mënyra shumë të mira moderne përfitimi.

Në qëllimin tim megjithatë ka qënë gjithmonë dëshira për të promovuar artin, poezinë dhe pasionin tim për shkrimet. Kam pasur oferta për të reklamuar nga profili im Instagram disa produkte si influencer ose brand ambassador, por duke e vlerësuar kam refuzuar pasi nuk përkonin me stilin tim të jetësës, nuk më përfaqësonin si njeri dhe ishin shumë larg asaj që shfaq në blog. Nëse do të vinte rasti për ndonjë bashkpunim do të doja të ishte brenda interesave të mia. Ndërkohë promovoj vlerat, artizanët dhe artin. Kjo më bën të lumtur!

Lexo edhe Çfarë është një Blog?

Vetëm nëse të pëlqeu ndaje me të tjerët!

Banner

Leave a Reply