You are currently viewing Do ndihmë?

Do ndihmë?

Do ndihmë se si të arrish atë që do? Të botosh librin tënd? Të gjesh një punë? Të hapësh biznes? Të realizosh ëndrrën?

Nise me këtë mendim: Asnjë nuk do të ndihmojë! Ata pak që do të duan të të ndihmojnë nuk do të dinë ta bëjnë! Ata ( më pak akoma) që do të të ndihmojnë, do të gabojnë, do të lodhen, do të kenë punë të tjera. Pra, nëse do të arrish diçka përgjegjësia është vetëm mbi ty! Pranoje ndihmën nëse të jepet, por mos mendo se nuk ke përgjegjësi! Nëse të tjerët nuk ta kryejnë punën siç duhet je ti që duhet të zotërosh situatën dhe të marrësh përsipër çdo gjë. Është ëndrra jote jo e tyrja!

Pra ndihma e parë është mos të pretendosh ndihmë. Nga asnjë. Çohu në mëngjes, studio, lexo, hidh një ide, kryeje. Nuk ka sekrete, nuk ka mistere. Ka vetëm frymëzim, pasion, dashuri për atë që bën. Do të vuash më pak zhgënjimin, sepse do të zhgënjehesh, do të bëhesh më i fortë, do të aftësohesh ndërkohë. Për mua ky ishte hapi i parë, për të bërë realitet këtë ëndërr. E ngarkova totalisht në shpatullat e mia idenë, përgjegjësinë, projektin. I thash vetes nëse do të jetë dështim, le të jetë dështimi im më i mirë! Do të jetë dështimi më i bukur dhe mbresëlënës i jetës sime!

Leave a Reply