You are currently viewing Detoksikim – Sendet

Detoksikim – Sendet

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:2 Comments

Nuk do të zgjatem shumë me këtë argument, por do të ndaj me ju disa mendime të mia. Mua më pëlqen të rrethohem me sende të bukura, të këndshme, të cilat më lidhin me ndonjë ngjarje apo person. Grumbullohen sendet, kot. Me metodat e reja të blerjes online, blejmë më lehtë, më shumë. Unë shpesh ndihem e bombarduar nga fraza “ka dal kjo gjë” dhe të gjithë turremi ta blejmë, na pëlqen apo jo, na shkon apo jo.

Në thelb, të gjithë kemi nevojë dhe dëshirë të kemi gjëra të bukura. Por mua më duket se po na del prej duarsh.

green wooden window on white concrete wall

 

Photo by Jeffrey Czum on Pexels.com

Nganjëherë është shumë e vështirë, sepse me gjërat që zotërojmë lidhemi shpirtërisht. Asgjë të keqe në këtë. Asgjë të keqe nuk ka në njëfarë “kaosi” unë për vete e gjej frymëzues. Vetë duhet të mbaj njëfarë kaosi përreth që të sigurohem që nuk po jetoj në një spital. Në të njëjtën kohë dua të ndihem e lirë dhe të shijoj gjithçka kam. Procesi i ndarjes nga sendet është më shumë se një pastrim pranveror që bëjnë amvisat. Është një ushtrim që na duhet të gjithëve për të kultivuar një farë shkëputje nga materia. Na bën të kuptojmë se ne jemi mbi çdo gjë, dhe njerëzit jo sendet që na dhurohen janë të rëndësishëm. Nuk dua të sugjeroj ndonjë rregull, secili duhet të di vetë se çfarë i sjell gëzim dhe i fal kënaqësi. Unë për shembull dua më shumë libra dhe bllok-shënimesh, se sa rrobat. Shkëputja shpirtërore është një detyrë që do të kryej si vjet. Do të përzgjedh në bazë të ndjesisë dhe përdorimit.

Dua të kem hapësirë për shpirtin tim, kohë për të. Dua të rrethohem vetëm nga çka vërtetë meritoj, nga e mira që vjen nga brenda.

Mbase atë çfarë kam duket tashmë pak disave, në të kundërt disave mund t’i duket se do të mbaj tepër. Pak rëndësi ka, unë dua që ti jap një lëvizje gjërave të mia, dhe të ndihem më e lehtë. T’i bëj vend asaj që jam vërtetë. T’i bëj vend vetes!

Ndiq Hajdeseflasim në Instagram

Nëse të intereson shiko Konmari

This Post Has 2 Comments

  1. Vitus

    👍❤️👍

    1. Noa

      grazie

Leave a Reply