You are currently viewing Noascriptum

Noascriptum

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:0 Comments


Nuk do të fsheh, kam dobësi për fjalët latine. Mbase tingulli, mbase shija misterioze e një gjuhe që nuk është më, mbase fakti se është mëmë e italishtes e cila më përket thellësisht. Po ju ftoj të më ndiqni tek profili Noascriptum ku ndaj shkrime dhe thënie në italisht. Një koncept tjetër aty, një Noa më e errët. Diçka e çuditshme ndodh në mendjet dygjuhëshe, sikur ndahen dhe ndjenjat sipas gjuhës. Nuk di me ç’kriter ndodh, ama ndodh. Jua lë juve zgjedhjen, cilën preferoni e doni më shumë … Unë jam të dyja me rradhë dhe një herësh.

Uroj të mos mërziten ata që nuk shijojnë dot italishten nëse që sot e tutje do të postoj edhe në italisht në këtë këtë hapësirë. Nuk kam dashur ta ngatërroj, por e ndjej se dua të ndaj më shumë edhe në këtë gjuhë. Nuk mund të mirëmbaj një sit tjetër vetëm në këtë gjuhë, për shkak të kohës, prandaj për arsye praktike po i mbledh të dyja këtu. Italishtën që në të vërtetë e dua shumë, por kam lënë pas dore, ashtu si kam lënë pas dore shpesh veten. Vjen momenti që duhet ndarë dhe kjo pjesë.

Në zemrën time si motra, shqipja dhe italishtja bashkëjetojnë pa shumë dallim. Ato zgjohen nën frymëzime, dhe flenë bashkë në mendjen time. Njërën e mbaj fortë, tjetrën e rris. Njërën kam frikë se mos më ikën, tjetren kam frikë se nuk më pranon.

Dashurinë që kam për njërën nuk e eklipson tjetrën.

Ju falënderoj dhe uroj të kënaqeni poashtu me shkrimet Italisht.



Leave a Reply