You are currently viewing Të dashur,

Të dashur,

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:0 Comments

11/30/2019

uroj të jeni mirë. Mezi po marr guximin të vazhdoj aktivitetin e blogut. Kisha ngecur, nga meraku se mos do të shqetësoja, lëndoja pa dashje. Termeti, viktimat e tij, shkatërrimi, dhe çdo gjë që njerëzit po përjetojnë pas, më kanë lënë pak të mpirë.

Para se të rifilloja të postoja si zakonisht, nuk mund të bëja sikur mos të kishte ndodhur gjë e ta kaloja me indiferencë. Megjithatë, nuk dua të ndaj asnjë nga përjetimi personal, asgjë, as lajme, as ndjesi të trishtuara, pasi e di që jemi të gjithë të bashkuar në këtë. Jam e mendimit se jeta duhet të vazhdojë, me guxim ose pa guxim, duhet të vazhdojë!

Di se të gjithë po bëjmë më të mirën për të mbështetur, ndihmuar njeri-tjetrin. Di se të gjithë në mënyrën e vet po ndikon pozitivisht në këtë situatë ku çahet toka por njerëzit bashkohen. Di se e mira është më e fortë se frika. Logjika më e fortë se indinjata e pasojave të fenomeneve të pakëndshme. Tani le të vazhdojmë jetën, jo sikur asgjë mos të ketë ndodhur, por më mirë akoma. Më mirë akoma pikërisht sepse ndodhi.

Nuk dua të përsëris thënie motivuese apo këshilluese apo lotësjellëse, besoj se jemi ngopur me këtë. Le të vazhdojmë të jetojmë jo si para termetit, por si pas termetit.

Falënderoj dhe kësaj radhe që po lexoni këtë postim, qofshit mirë!

Leave a Reply