You are currently viewing Nxitim

Nxitim

E shkathët jam, mendoja. Mund të bëj disa gjëra njëkohësisht. Mos humb kohë, i thosha vetes. Duhet të bësh më shumë. Shto e shto nuk ka më kohë për të jetuar.

Nxitimi po më merrte jetën. Tani nuk nxitoj më, as nuk nxitoj dot. E shkathët jam akoma.

Mendësia që të “shfrytëzosh” kohën medoemos, të mohon mundësinë për të shfrytëzuar vërtetë jetën. Por mund të jetë ndryshe. Si?

Bej gjërat një e nga një. I shijoj, i marr pak më shtruar. Vjen koha kur nuk ka rëndësi sa bën por si i bën.

Mbaj një ritëm timin pa vrapuar. Çdo ditë jemi ndryshe, ki durim me veten. Nuk je makineri. Bëj më të mirën por edhe ji mirë.

Mendoj për atë që bëj. Provoj të shijoj edhe ato punë që nuk preferoj. Nëse një punë a detyrë nuk më pëlqen gjej arsyet për ta bërë. “Pa e shtyrë”.

Kolonë zanore. Pse jeta në filma është gjithnjë me interesante? Sepse ka muzikë! Ndiz radion, krijo një playlist, kërce sa herë mundesh.

Atmosferë. I krijoj vetes atmosferën e duhur. Ndez qirinj edhe nëse jam vetëm. Ndez abazhurin, rregulloj gjërat bukur.

Kam caktuar edhe kohë për të mos bërë asgjë. Veç merr frymë! Nuk është përtaci është domosdoshmëri! Është koha e frymëzimit. Koha kur lindin idetë, ndjenjat lulëzojnë. Koha për të gjetur energjinë e të vazhdosh të jetosh, pa nxitim!

Shkarko falas Jeto pdf free

Leave a Reply