You are currently viewing Në autobus – Kontrolli

Në autobus – Kontrolli

Autobusi po kthehet në një eksperiment social i përditshëm. Hipi dhe shndërrohem në vëzhguese e natyrës njerëzore në kaptivitet.

Pasi u ula, fatorino mu drejtua – Urdhëroni zonjë! – Gulçova. Vinte lart e poshtë duke prerë bileta dhe fjalët urdhëroni, të lutem nuk i ndaheshin. Madje u kujdes për një nënë me fëmijë duke e ndihmuar teksa ngjitej. U kujdes që të mos kishte njëri tek dyert. U kujdes për sigurinë e pasagjerëve. Nuk di si ta shpreh  kënaqësinë që ndjeva. Ja që paska shpresë!

Shpresa zbriti me gjithë kontrollorin. Po, fatorinoja po sillej ashtu sepse ishte gjatë kontrollit. E pashë me mëshirë kontrollorin e mashtruar … bashkë me “shpresën” që iku bashkë me të. Pak sekonda u deshën dhe autobusi u transformua në vagon  bagëtish. Shoferi ndalonte si ia donte qejfi, zbriti për të pirë  cigare se … domosdo ishte stresuar. Tani nuk të thoshte njeri zonjë, as të ndihmonte njeri. Filloi t’i shtynte njërëzit me shpatulla që të kalonte vetë. Dyert hapeshin si ia donte qejfi. Bëra një pyetje për ndalesën … -Ehu- ulëriti duke u tallur – E ke kalu mi me kohë – Tani ai ecte bark përpjetë, me kapadaillëk, duke mbajtur biletat si me kërcënim.

Unë zbrita pak krenare … se isha po e njejta zonjë.

Leave a Reply