You are currently viewing Libri i kujtimeve dhe i harresës – Koment

Libri i kujtimeve dhe i harresës – Koment

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:1 Comment

Jam bërë lexuese përtace dhe e ngadaltë. Libri besoj se ecën dhe të çon shpejt drejt fundit, fakti se u vonova në përfundim varet krejtësisht nga unë. Por për të dhënë një koment më të plotë, disa shënimeve që kisha ruajtur me që e rilexova , shtova të tjera.

Sitli dhe përshkrimet më pëlqyen. Ndërsa e lexoja kuptohej një “formim” të përcaktuar i cili me siguri vjen nga fakti se autori para se të shkruajë sigurisht ka lexuar mjaft. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është vëzhgimi psikologjik të personazheve. Këto të fundit, m’u duken të njohur, besoj se të gjithë kemi hasur apo dëgjuar për njerëz të tillë. Çmova shumë ato faqet që përshkruanin personazhin lexues, shkrimtar dhe ditar-mbajtës. Aty, imagjinova autorin. Në tërësi është një libër “shqetësues” i cili hap disa kanata dollapësh të shoqërisë që të gjithë duan të kyçin. Për sa i përket kohës së romanit pyes veten, duke futur dhe veten në këtë dilemë, sa është e mundur për një shkrimtar të shkruaj për epoka që nuk ka jetuar vetë së paku jo plotësisht? Do të më pëlqente të dija se si u vjen atyre që “atë kohë” e kanë provuar në kurriz. A ka detaje të cilat janë më shumë imagjinatë se sa realitet? Por fundja, kjo është e bukura e shkrimit krijohen edhe bota të tjera! Shija e një epoke është e vështirë besoj të përcillet besnikërisht sidomos kur është kaq e afërt në kujtesën e përbashkët. Libri, herë më vjen si shfryrje, herë si mesazh, herë sinqerisht, si lajthitje e shkrimtarit, këtë pjesë e shijoj më shumë në vërtetësinë e saj.

Qëllimi i një romani të tillë ndodhet besoj ndër reshta, nuk mund të jetë vetëm një, nuk mund të jetë kaq i zbulueshëm. Anët e errëta, të sëmura, të lodhura të shoqërisë shpaloson deri në detaje.

Është dëshira ime për të folur për libra, shkrime. Një pasion që më sa duket vjen e shtohet. Gjithashtu një urim për Suadin Arilla personalisht dhe të gjithë shkrimtarët emergjentë të kohës sonë!

Lexo edhe Mallkimi i shkrimtarit – koment


Banner

This Post Has One Comment

Leave a Reply