You are currently viewing Jashtë kohës

Jashtë kohës

Jam para kohe, me këtë mendje futuriste, projektuar drejtë së resë. Duket sikur kjo epokë është tashmë tepër e vjetër, ku çdo gjë është jashtëzakonisht e konsumuar. Mendimet më duken jashtëzakonisht të skaduara. Jam dhe mbrapa kohe, me këtë mendje që vërtitet ndër citime klasikësh, shpërthime romantike dhe ngjyrat antike.

Kështu isha, dukesha që e vogël pak jashë mode ashtu siç duken të gjithë vetmitarët që lexojnë dhe tutkunët që shkruajnë. Pak të përhumbur ndër faqe shekujsh. Kështu jam, një hap para me fantazinë, risitë në një lëvizje marramendse frymëzimesh dhe dukem e çuditshme, abstrakte dhe e pakutpueshme.

Jam gjithmonë pak para, jam gjithmonë pak vonë. Si nuk e gjeta një herë momentin e duhur!? Ky habitat që zgjodha nuk është kurrë gati për mua. Ose i dukem jashtë mode ose futuriste, ose tutkune ose kokëshretë. Dukesha tepër e errët dhe tani tepër me ngjyra. Herë ndihem sikur kjo botë moderne është e tepër për zemren time, herë ndihem sikur kjo botë është tepër e vjetër për mendjen time.

Dal në përfundim që nuk jam as para as mbrapa, jam jashtë kohës, në më gjetç do të jem midis një akrepi në Orsay dhe ndonjë satelit të harruar në univers.

Në me gjetç nuk do të jem vonë as herët, do të jem në kohën time.

Leave a Reply