You are currently viewing Mallkimi i shkrimtarit – Koment

Mallkimi i shkrimtarit – Koment

  • Post author:
  • Post category:Blog
  • Post comments:0 Comments

Mallkimi i Shkrimtarit, më ra në dorë i sapo shtypur, në 2020. E kam lexuar tri herë. Të parën ndoshta me dëshirën e zakonshme me të cilën i afrohem librit, me kuriozitetin më të madh, për të zbuluar një autor ” të ri”. Dy herë të tjera, doja ta shijoja dhe të isha e sigurt nëse do ta ndaja me ju, të mos gaboja në gjykim. Do ta përshkruaja një libër për të gjithë idealistet që kanë mbetur, pak. Në fillim, krijohet një lloj intimiteti me librin, por jam e sigurt se aty është shkrimtari i tëri që po rrëfen veten, besoj është pjesa ime e preferuar. Tek-tuk ndjeva afërsi mendimesh, përjetimesh dhe gjendjesh, që përfaqësojnë secilin prej nesh. Ky libër dëshiron të jetë filozofik, unë do ta quaja ekzistencial, pasi ngre pyetje, dyshime, që ceken të paktën një herë në jetë. Kam gjetur gjurma shprese, dëshire, të njeriut që po vuan shkuljen e vlerave, po ashtu shkuljen e mundësisë së një bote ideale. Gërvisht ndërgjegjen, gërvisht nën-ndërgjegjen. Personazhet m’u bën të afërt ndonëse emrat më çojnë në një rrugëtim utopik. Libri më ka marr vemendjen tri herë ndryshe!

Ja disa fjali të cilat kam veçuar si përfaqësim të shijes që më ka lënë libri.

Ju mendoni se mund ti mbani një të vërtetë të fshehtë dikujt, vetëm duke ia mbajtur atë larg syve? E vërteta është më e fuqishme se pamja e saj, o të uruar!

Mallkimi i shkrimtarit, Fisniku

Jo Kun, ato s’janë letra dashurie, janë një pjesë dashurie në letër.

Mallkimi i shkrimtarit, Fisniku

Ata u dhanë një arsye mospërfilljes së njerëzve. Ata ishin aty, me mendimet e tyre, edhe pse askush nuk i pyeti, lumturoheshin edh ata, edhe pse askush nuk e besonte buzëqeshjen e tyre.

Mallkimi i shkrimtarit, Fisniku

E urrej pyetjen mediokre “çfarë ka dashur të thotë autori”, nuk do të kishte kuptim leximi i librave nëse do të kishte vetëm një shpjegim kaq të prerë, të thatë dhe objektiv. Sepse vërtetë siç thotë Schopenhauer, të lexosh do të thotë të mendosh me kokën e tjetrit, por është pikërisht gjatë këtij procesit që krijojmë idetë tona.

Një rrugëtim interesant, ku herë mëson herë çmëson. Bukur mund të jetë të përplasësh edhe me të kundërtat, me mendime që shkundin. Të gjesh gjithashtu, qetësinë kur gjendesh në shkrimet e tjetrit. “Kritika” nuk më përket, edhe sepse nuk kam të gjitha kompetenca për ta bërë. Më lejoni megjithatë të ndaj mendimin tim subjektiv si lexuese e thjeshtë, ose jo dhe aq, mbi disa lexime.

Dashuria për shkrimin më bën të lexoj. Dashuria për krijimtarinë më bën të marr parasysh edhe autorë bashkëkohore që akoma nuk kanë një “firmë” të bujshme, apo janë larg prozhektorëve. Fakti se “nuk i njohim” nuk do të thotë se nuk ekzistojnë! Fakti që nuk kemi dëgjuar për ta nuk ia ul vlerën kurrësesi! Uroj të kem ngacmuar disi kuriozitetin dhe dëshirën për të lexuar diçka ndryshe.

Info rreth librit: Instagram Fisniku

Lexo edhe Retorika dhe stili

Banner

Leave a Reply