You are currently viewing Me radhë

Me radhë

Nëse thua përherë Jo:

Do të grumbullosh negativitet. Përvojat e reja, njerëzit, shoqëritë e reja, situatat e reja do të rrallohen. Nëse fillon të thuash Jo do të mësohet goja … do ta thuash edhe kur dëshiron të thuash po. Ftesat do të rrallohen, vizitat, përshëndetjet. Shpejt do të kesh të shkruar në ballë Jo-në. Pyetjet do të rrallohen se do ta lexojnë mohimin qartë.

Nëse thua përherë Po:

Do të sfilitesh. Do të ta hanë shpirtin njerëzit përfitues, ngjitës, qylaxhinj, nevojtarët profesionistë. Ata do të shpeshtohen rreth teje. Nëse thua veç Po, do ta çosh pozitivitetin dëm. Do të hanë energjinë që ty të duhet për të jetuar … e do ta vjedhin pa të keq jo më larg se një hap pas teje.

Të dyja janë fjalë të mira. Të dyja janë “pozitive” nëse mëson t’i thuash me radhë … një herë njërën një herë tjetrën.

Leave a Reply