You are currently viewing Eklektizëm

Eklektizëm

Fjalët që lëngojnë të harruara në fjalor. Në fjalorin filozofik aty i gjeni disa, që rrinë në pritje të mëshirës së përdoruesit. Ato pak herë që përdoren, keqtrajtohen, keqkuptohen. (shiko përkufizimet dhe krahasoji Fjalor i Gjuhes Shqipe ) Nuk kam ndërmend të shqyrtoj rrymën eklektike filozofike, nuk më takon.

Megjithatë këtë fjalë e pëlqej shumë. Ndoshta sepse më përfaqëson.

Eklektizëm e thënë thjeshtë është përzgjedhja e më së mirës dhe përzierja e saj.

Arti eklektik, i cili shqyrton më të mirën nga çdo stil, i bashkon. Mund të kritikohet si mungesë stili, si mungesë personaliteti. Në fakt për mua është dëshira sakaq dhe aftësi për të ndërthurur bukur gjëra që nuk kanë lindur për njëra tjetrën, Stili artistik eklektik, më kujton vendet kur njerëz të ndryshëm në çdo kuptim, arrijnë të jetojnë bukur. Ekziston dekori i shtëpisë eklektik, arkitektura eklektike , muzika , besoj se çdo gjë mund të jetë prekur nga kjo përzgjedhje.

Është një fiksim për t’i kombinuar gjërat, pa krijuar kontrast, nuk kemi motor kërkimi në trurin tonë, vazhdojmë të ndjekim trendet, modën, komshiun e pasur, blogerin e momentit. Arti, stili, dekori, duhet të jetë personal, të tregojë kush je, të të identifikojë, të të bashkojë, të përfaqësojë unin tënd.

Eklektike, them se jam. Kërkoj të bukurën kudo. Përzgjedh atë dua dhe e mbaj pas vetes. Trazoj me dashuri sepse e trazuar jam. Pëlqej shumë gjëra jo për mungesë personaliteti, sepse kërkoj perfaqësimin e personlatieti tim, dhe sinqerisht nuk më del një trend i vetëm.

Lexo fjalorin. Nëse nuk di një fjalë nuk do të thotë se nuk ekziston. – Hajdeseflasim

Shiko Kurrë Gri

This Post Has One Comment

  1. Vitus

    Complimenti per l’interessante argomento 🌹

Leave a Reply