You are currently viewing Bota ime

Bota ime

Bota ime ishte hapur. Ishte horizont. Ishte ajër. Bota ime, kishte lule që çelnin në çdo fryëmarrje. Kishte zogj që këndonin mendimet. Në të futeshin valët e detit dhe shkumëzonin sa herë ndjeja gëzim. Kishte violina që plluskonin në ajër dhe lëshonin tingullin e pasionëve të mia. Kishte tamburë që fluturonin të kapnin ritmin tim isha e shpejtë. Bota ime ishte e hapur. Krijoja vendin tënd, e krijoja mijëra herë të rehatohej shpirti yt. Në pemë valeviteshin fletat me fjalë. I shkruaja, rishkruaja, fjalët e mia për ty, për veten, për të gjithë. Bota ime kishte të qara bubullim, e si shi binin të qeshura. Unë lozja, kërceja, krijoja labirinte që ti të më ndiqje. Prisja të shkelje myshkun që shtroja për ty. Prisja të kuptoje ritmet e humorëve të mia. Prisja të kuptoje gjuhën time. Të hyje, pa dalë më.

Bota ime është, po nuk është më e hapur. Ajo po u shkel thahet. Ajo tanimë, është pikturë. Pikturë që nuk u thahet më boja, dhe nëse preket dëmtohet. Bota ime, tani është prej qiriri, po u afrove shumë ndizet dhe shkrin. Asaj ia ndjen aromën, dhe dëshiron të hysh. Janë rritur bimë zvarritëse. Bota ime është, aty. Ekziston, siç ka ekzistuar gjithmonë. Është nën kambane qelqi, dhe sa herë i afrohesh, ndjej avullin e frymëmarrjes tënde. Ishte e bukur, e ti nuk e shihje. Është e bukur dhe tani nuk e sheh dot.

Lexo edhe Trishtimi

Faleminderit që vizitove www.hajdeseflasim.com

Nëse të dëshiron të regjistrohesh plotëso formularin

This Post Has 2 Comments

  1. Vitus

    🥺 te prekshmre. 🌹❤️

  2. Tingullpoezie

    Me pelqeu shume, ishte shume dimensionale.

Leave a Reply