You are currently viewing Etiketat

Etiketat

Kurrë nuk pyesin kush je?

Pa më thuaj kush je? Më trego thelbin tënd. Më thuaj cilat janë ndjenjat e tua më të shpeshta, cilat dëshira. Më përshkruaj veten, shpirtin e jo statusin. Kush ishe në vogëli? Tituj nuk pate ama “ishe” , madje ishe mirë.

Ishe, je akoma. Të gjitha vlerat e shtuara na bëjnë mirë, jo më të mirë.

Është bërthama e brendësisë që na dallon vërtet, na bën cilët jemi. Kush je? Ma thuaj. Do të dëgjoj ç’ke mësuar, ç’ke për zemër, çfarë do e çfarë urren. Më trego kush je … jo etiketat që ke.

This Post Has 2 Comments

  1. Geraldo

    😊🤗

Leave a Reply