Kur ecën ndryshe ata që të shohin u lodhkan. Ti hipën e zbret, atyre u këputet mesi. Kur ecën ndryshe nuk arrijnë të kënaqën se mbërrite po shohin hapin, këpucën, ndjekin ijët. Ti ecën drejt, atyre u duket përpjetë. Ti ecën hijshëm atyre u duket snob.
Ti mban peshat e tua, po kush ankohet? Prapë të tjerët. U lodhkan të tjerët me hapin tënd.
Po unë do të vazhdoj të ecë kështu me klas, kush është i cekët e nuk kupton, le të hapë rrugë.
Noa Nur