You are currently viewing Qylaxhiu

Qylaxhiu

Qylaxhiu është specie njerëzore e cila po shtohet dita-ditës. Një lloj njeriu që të neveritet. Në një grup ka gjithmonë një qylaxhi, ai që nuk “tenton” kurrë të qerasë të tjerët, nuk sjell asgjë, nuk ndan asgjë. Qylaxhiu i grupit … bën ndoshta për të qeshur, është gallatë … mendon se shoqëria e tij është kaq e vlefshme sa kontributin e tij tashmë e ka dhënë! Mjerisht jemi të gjithë qylaxhinj ndonjëherë… Qylaxhi është edhe ai që pretendon nga të tjerët. Ai që vjedh kohën, vëmendjen, dashurinë. Ai që ngulet e nuk shkulet. Ai që merr sikur po të bën ty favor. Ai që pret me dorë lypsare e ta vesh me të njejtën dorë me shuplakë.

Qylaxhiu merr forma të ndryshme. Shndërrohet sipas nevojës. Herë bëhet nevojtar, shkakton keqardhje, fiton sevapin. Herë të bind se është atje për ty, shkakton ndjenja faji, përfiton borxh. Herë të jep plehrat e tij që ti t’ia kthesh … sepse e di se ti do t’i japësh më shumë.

This Post Has 2 Comments

  1. Haris

    Dmth te gjith paskemi qen pak qyls dhe pa dashje 🤦‍♂️🤣👍😉

    1. Noa

      Ndoshta, të gjithë nuk mendoj, se qylaxhiu … e ka mëndësi dhe e përsërit 😁

Leave a Reply