![](http://hajdeseflasim.com/wp-content/uploads/2019/07/keats-2-1024x1024.png)
John Keats
Kështu vizitova sërish Romën e përjetshme. Tek sheshi “di Spagna ” ndodhet shtepia e bukur muze e John Keats-it.
Ky djalosh lindi me 31 Tetor 1795 dhe mjerisht jeta e tij mori fund shumë shpejt me 23 Shkurt 1821, nga tuberkulozi. Ishte vetëm 25 pesë vjeç, dhe shpenzoi vitet e fundit të tij në Romë. Shoku i tij e solli në një klimë më të mirë dhe ambient më diellor ku shpresohej se i riu mund ta merrte veten.
Shtëpia në Romë, e kthyer në muze, ushton romanticizëm, ku pasioni dhe ndjenjat më fisnike ndërthuren në një heshtje përnderuese.
Mund të prekësh romanticizmin me dorë. Çdo cep i shtëpisë është i rregjur me dashuri, miqësi, ndijime. Nën ndikimin e kësaj arome, ndihem mirë. Nuhas librat e vjetra, e çudi se ky pluhur i lashtë nuk më bën të tështijë por derdh fshehurazi ndonjë lot.
Djaloshi në pak kohë shfaq talentin e tij, talenti ama nuk është asgjë pa një dashuri. Ai dashuroi Fanny. Në fillim poezia e tij u kritikua, si shpesh ndodh, njerëzit kujtohen pas vdekjes… John Keats jetoi në Romë ditët e tij të fundit. Italia mund të fal ditë të hareshme nëse do, uroj që Roma ta ketë përkdhelur Johnin me fllad dhe rreze.
![](http://hajdeseflasim.com/wp-content/uploads/2019/07/keats-4-1-1024x1024.png)
Letra, gërma, fjalë, vula. Vula të kuqe si gjaku i derdhur prej sëmundjes së poshtër që ndali të riun të vazhdojë të shkruaj, të dashurojë.
John Keats, poeti që mpiksi në gërma rininë e tij. Poeti që mbeti i ri.
Për më shumë vizito VOAL.
Mi ha fatto piacere leggere di questo giovane poeta nel tuo blog. Avevo conosciuto di lui tempo fa in un film in stile romantico e ora ricevo conferma della sua reale esistenza.
Pingback: Herë lexoj herë bëhem | hajdeseflasim