You are currently viewing Ndjeshmëria

Ndjeshmëria

Paragjykohen njerëzit të ndjeshëm si tepër të prekshëm, si të dobët. Këtu bëhet një gabim i madh gjykimi. Njerëzit të ndjeshëm nuk duhen ngatërruar me sederlinjtë, qaramanët apo njerëzit pa karakter. Të “ndjeshmit” janë ndryshe. Nëse kjo veti është e kombinuar me një shije apo talent artistik pastaj, të tjerët do të të etiketojnë si të çuditshëm apo mendjemadh.

Për shkak të ndjesisë së autencitetit të personalitetit të tej-ndjeshmit dallohen nga turma. Nga turma dallohen dhe cenohen. Pasi ndjejnë atmosferën, humorin dhe ndjesitë e atyre që i rrethojnë. Janë të vëmëndshëm edhe kur duken të shpërqendruar. Kanë ndjeshmëri më të lart ndaj muzikës dhe imazheve. Të tjerët ndihen rehat me ta ose totalisht në siklet nga vërtetësia e tyre.

Njerëzit tejet të ndjeshëm janë shumë empatik, kanë prirje të ndihmojnë, të vënë veten në dispozicion. Harxhojnë shumë energji pasi japin maksimumin dhe me gjithë pasionin e mundshëm. Priren të sfiliten, dhe detyrohen të largohen në periudha vetmie për të marr fuqi emotive. Nuk janë dobët pasi kjo empati i jep një forcë marramendëse që të përballojnë situata ekstreme.

Nuk janë të dobët, pësojnë trysni që duken të pakuptimta nga shumica. U duhet guxim të jenë atë që janë. Kanë ndjesi të pashpjegueshme dhe të panjohura dhe kjo i lodh. Provojnë herë pas here të duken ndryshe, dhe kjo i sëmurë se ndjeshmëria nuk i lejon të gënjejnë, të gënjehen.

Është dhuratë tepër e madhe kjo lloj ndjeshmërie. Arrijmë të dallojmë, të lexojmë sytë e njerëzve, të ndjejmë nën lëkurë, të shijojmë çastet, të dashurohemi pas një detaji, një këngë. Jeta jonë është e gjitha një vorbull emocionësh të forta e të vërteta. Duhet pranuar vuajmë pak më shumë, por edhe e gëzojmë pak më shumë.

This Post Has 2 Comments

  1. Petro

    Njerezit e ndjeshem jane te rralle , ndaj paragjykohen nga te tjeret . Ata kane nje shpirt te paster e te dashur

    1. Noa

      😊 Vërtetë

Leave a Reply