You are currently viewing Pas stuhisë

Pas stuhisë

Pas stuhisë del dielli.

Thënie plot shpresë dhe pozitive! E pëlqej dhe unë, jo edhe aq ama, se mbetem duke pritur të pushojë stuhia! Po sikur jeta të jetë para stuhisë? Përndryshe do të ishte një lojë sfilitëse. A ju ka ndodhur t’i thoni vetes: Ja sa ta kalojmë edhe këtë…Ja sa të ambientohem…Sa të kuptoj ku jam…Ja sa të marr veten nga kjo që kalova. Pikërisht, keqpërdorim kohën pas stuhisë. Sepse mendojmë se mbaroi stuhia, dhe kemi të gjithë kohën për të marrë kontrollin e jetës (gjoja pozitivë). Ikën koha duke u çuditur sa gjëra kalojmë e ndërkohë marrim veten… bubullin stuhia e rradhës. Keqpërdorim kohën para stuhisë sepse bëhemi të vetëdijëshëm të përparsive në jetë vetëm gjatë vështirësive. Keqpërdorim kohën gjatë stuhisë duke mos jetuar plotësisht sepse presim të kalojë. Sinqerisht sa naivë jemi? Stuhitë e jetës vijnë të rregullta dhe në variante nga më të ndryshme.

Kështu, po sikur të mësojmë të shijojmë “para-stuhinë”, “gjatë-stuhinë” dhe “pas-stuhinë”? Të jemi plotësisht të vetëdijshëm se jeta ka stuhi dhe të jemi po aq të vetëdijshëm të shijojmë çastin. Të jesh vërtetë pozitivë, nuk është të presësh daljen e diellit që të jetosh. Të jesh pozitivë është të duash jetën në të gjitha ngjyrat e saj. Ta duash edhe në atë çast të ankthshëm ku ka një paqe pushtuese të cilën e shijon teksa thyhet nga vetëtimat. Duhet të mësojmë të jemi të dashuruar para se të humbasim njeriun e duhur. Të dashur para largimit të njerëzve të shtrenjtë. Të sjellshëm para se të njohim dikë. Bujar para fatkeqësive. Mirënjohës para humbjeve. Pse u dashka të presim të kalojë e keqja që të shijojmë të mirën? Jeto … mos prit asgjë, ji ti në diell dhe në stuhi!

Jeta nuk është të presesh të kalojë stuhia por të mësosh të kërcesh në shi. – Viviane Green

Imazhi i përdorur është nga Canva

Lexo edhe: Kush je ti

This Post Has 2 Comments

  1. Eva

    👏👏👏👏👏👏

Leave a Reply