You are currently viewing Muzikë e ngrirë
Arkitektura është muzikë e ngrirë – Johan Volfgang Gëte

Muzikë e ngrirë

Shoh me shumë kënaqësi që disa nga ndërtesat e Tiranës po restaurohen. Po i kthehet lavdia arkitekturës, pavarësisht se kush e kreu. Ka shumë shtëpi dhe ndërtesa të cilat meritojnë të rivlerësohen. Kam frikë se mos shemben për t’u zëvëndësuar nga ndërtime anonime e pa poezi.

Për shumë vjet të braktisura, të lëna pas dore, të lëshuara. Por ndërtesat flasin. Ato tregojnë historinë, shpalosin shije, krijojnë atmosferë. I bën mirë njeriut të shkretë të ecë e të shohë bukuri.

Është një ndërtesë e bukur në rrugën e Durrësit e cila më ka ngacmuar vazhdimisht imagjinatën. Ajo ka vite që është bosh, e braktisur, e rrënuar. Do të doja të dija më shumë për të. A ka qënë institut? Shkollë? E kujt ka qënë? Përbri Ministrisë së Arsimit lëngon e mjerë. Po pret radhën e lodhur.

Leave a Reply