You are currently viewing Përsëritje

Përsëritje

U përsërit kaq shumë, sa që na u mbush mendja! Përsëritja mund të jetë nëna e kujtesës, e këmbënguljes, por e dijes? Nuk besoj. Dija vjen nga pyetja, nga kërkimi, nga kureshtja, nga mendimi. Pra, dija paska nëna të tjera. Varet se çfarë përsëritet. Përsëritja mund të jetë edhe nëna e mashtrimit. Sa të harrosh gati-gati më pak e rrëzikshme.
Mendimi kritik, aftësia për të vlerësuar dhe rivlerësuar janë ato që çojnë drejt dijes. Po sikur të thoja se Dija është vetë nënë?
Dija mund të jetë edhe mungesa e frikës se mos atë që i kemi përsëritur vetes nuk është e saktë. Por këtë mos ia përsërit vetes, vërtetoje.

Vet, më shumë i shëtis mendimet … në mos të ndryshojnë të freskohen…

Ki kujdes asaj që i përsërit vetes, asaj që të përsërisin.