You are currently viewing Etika në rrjet – Ndërlidhja

Etika në rrjet – Ndërlidhja

Çfarë është ndërlidhja? Në rrjet, aty në atë vend kaq të çuditshëm në të vërtetë çfarë nuk bëhet. Disa biznese apo individë tashmë e kanë zbuluar me kohë rëndësinë dhe kanë korrur sukses në qasjen të drejtpërdrejte që krijohet me njerëzit.

macbook air flower bouquet and magazines on white table
Photo by Jess Bailey Designs on Pexels.com

Koha e duhur

Disa po ankohen se qasja e tyre në rrjet nuk është e kënaqshme, ose të paktën jo sa pritej. Po le të themi se shumica nuk e ka vlerësuar në kohë. Tani me më shumë përdorues edhe kërkesat janë rritur shikueshmëria është në të vërtetë më e vështirë. Prandaj, mos u mërzit nëse profili yt ka më pak shikueshmëri se të tjerët. Nuk është e thënë se po bën gabim. Thjesht je pak me vonesë. Mos hiq dorë ka plot mënyra për të mësuar!

Çfarë është ndërlidhja? Algoritmi

Nëse e studion pak do të shohësh se është në dobinë tënde. Gjithsesi, rregullat e platformave ndryshojnë për ditë, dhe nëse nuk je specialist dhe nuk merresh profesionalisht me këtë, do të sugjeroja ta marrësh shtruar dhe pa stres. Platformat në fund të fundit shohin interesin e tyre. Nëse ke një biznes, merr në konsideratë konsulta të vazhdueshme me profesionist, e jo ndonjë shok lagje që merr vesh nga kompjuteri.

Çfarë është ndërlidhja? Hashtag në Instagram

Përdorimi i “hashtag-ve” gjithashtu është punë më vete. Ka njerëz të specializuar në kërkimin e tyre, tashmë është kthyer dhe kjo në një shërbim që ofrohet me pagesë nga disa aplikacione ose mentorë. Përdorimi i tyre gjithsesi nuk duhet të jetë i rastësishëm, apo i “falsifikuar” nëse nuk duam të kthehet kundër. Kujdes:

Të mos përdorësh po të njëjtët copy-paste

Të përdorësh të 30 mundësitë pse jo!

Të mos jenë të errësuara nga platforma

Vazhdo!

Ndërlidhja reale krijohet me kohë, me punë, duke qenë të hapur, e duke iu përmbajtur vlerave vetjake.

Përmbajtja cilësore

Dëshirë reale për të mbështetur të tjerët

Komunikimi

Mos të heqësh dorë

Të përditësohesh vazhdimisht

Të kesh përmbajtjen tënde të sinqertë dhe të vërtetë dhe të vazhdueshme! Të jesh i gatshëm të bashkëpunosh, të gjesh njerëz me të njëjtën mendje, me të njëjtin qellim. Ka njerëz që janë shumë të ndryshëm nga ne por mund të na mësojnë ose na frymëzojnë!

Dua të përmend dy blogs që dua në veçanti. Janë shembuj praktik se si përdoret ndërlidhja duke e konkretizuar në një qellim të përcaktuar. Njëri quhet Color our life një qasje krejtësisht femërore, që kallëzon histori të ndryshme suksesi të femrave plot forcë dhe pasion. Tjetri është Fshat e zanat do ta quaja një nisme të domosdoshme e lidhur me ndërgjegjësimin ekologjik dhe social. Në të dyja rastet kam bashkëpunuar miqësisht, dhe po, kjo fal ndërlidhjes që është krijuar më parë në rrjetë. Mos e nënvlerëso kurrë fuqinë e të qenit njeri! Gjëra të mrekullueshme mund të ndodhin! Nëse je një artist, apo artizan, mos mendo se nuk të takon ty të merresh me këtë. Asnjë nuk mund të promovojë punën tonë më mirë dhe më denjësisht se veten. Këtë e kam merak, dhe ju e dini.

Lexo edhe Etika në rrjetë – Ndonjë këshillë

Banner

Leave a Reply