You are currently viewing Çfarë është një blog?

Çfarë është një blog?

Fjala blog vjen nga anglishtja WEB-LOG. Për vete do ta përshkruaja si një ditar në rrjet. Pra blogu është si një bllok shënimesh, ditar po regjistrim në rrjet. Ashtu si në një bllok shënimesh, mund të shkruash çfarë të duash. Zakonisht shkruhet me një gjuhë bisedore dhe pa u zgjatur shumë sikurse do të bëje në një libër. Lezeti është se mund të shtosh foto e veçori të ndryshme. Ke mundësi pafund për të zhvilluar fantazinë. Ajo që e bën të bukur një blog është se edhe lexuesit mund të komentojnë. Kjo të jep shumë kënaqësi. Nëse do të shkruash një blog të duhet të paguash një “vend” në rrjet. Ka disa site si wordpress.com që të ofrojnë një mundësi falas. Kjo mund të jetë një zgjidhje fillestare e përkohshme apo nëse është thjesht pë një hobby. Pastaj mund të vendosësh të blesh apo jo paketat e tyre për më shumë veçori. E thënë ndryshe, ata kanë një bllok shënimesh të madh të clin ia japin hua atyre që e kërkojnë. Po sikur të kesh një biznes apo je një artist dhe do të ndash me të tjerët talentin tënd por nuk ia thua shumë me të shkruarën dhe webin? Ka njerëz shumë të zotë dhe profesionistë që mund ta bëjnë për ty. Shtyp këtu për më shumë info.

Nga fjala blog del fjala blogger, pra ai që shkruan blogun. Një blogger mund të reklamojë produktet apo punën e vet. Mund të paraqesë foto për modën dhe artin. Disa thjesht ndajnë interesat e tyre si gatimi, punime të ndryshme, këshilla për estetikën e të tjera. Mjerisht disa janë kopje e kopjeve të blogeve të tjerë dhe nuk ia vlejnë fare. Të tjera merren veç me thashethemnaja të vipave, po nejse…

Pse shkruaj unë një blog?

Sepse në fakt e kam bërë gjithmonë. Kam mbajtur bllok me vete gjithmonë, gjithandej e gjithësesi. Nuk rri dot pa shkruar. Blogu më jep mundësinë e bukur tani ta ndaj me të tjerët këtë pasion. Gjithashtu, sepse më kënaq. Kur shkruaj jam unë. Më pëqen të komunikoj dhe kjo është mënyra më e mirë që njoh.

Si funksionon Hajdeseflasim?

Blogu Hajdeseflasim lexohet nga çdokush. Nëse doni të shkruani një koment mund të regjistroheni. Vendosni një email dhe një fjalkalim. Mos kini frikë, adresa juaj nuk do të jetë publike nëse nuk doni, madje mund të zgjidhni të shkruani komente anonime. Regjistrimi do të bëjë të mundur të dini sa herë ngarkohet diçka e re.

Autori i një libri kupton sa u çmua vepra e tij nga shitja. Autori i blogut mezi pret komentet tuaja! Mund të kuptoj se çfarë ju pëlqen më shumë dhe t’ju vij pas avazit! Prandaj pres me kënaqësi komentet tuaj!

Nëse doni shpërndajeni në rrjetet sociale me ndihmën e butonave në fund të faqes ose duke kopjuar linkun.

Ju falënderoj shumë! Nuk prisja të ishit kaq shumë!

Nëse keni pyetje ju lutëm komentoni!

Hajdeseflasim!

This Post Has 2 Comments

  1. Rudina

    E thene mire e bukur ❤

Leave a Reply