You are currently viewing E kaluara nuk kalon

E kaluara nuk kalon

E kaluara nuk kalon. Sa do të projektuar të jemi drejt së ardhmës, gjithçka kalojmë e bën një rrugë brenda nesh. Nuk po flas për nostalgji. Ndonëse edhe ajo ka pjesën e saj të ëmbël në jetë. Por e kaluara, e jona, e familjes, e të parëve, e një kombi, do s’do lë gjurma. Nuk kemi pse të jemi viktima të pavetëdijshme. Nuk kemi pse të gërrmojmë tepër sa të gjejmë dëshpërim dhe aty ku s’ka. Vetëdija ama, që ngjarjet na ndryshojnë, jo vetëm, por na zgjojnë, na mësojnë, mund të jetë çelsi për të shijuar të “kaluarën”. Pse jo ta kemi në dorë ta përdorim, të jemi vetë zotë të këtij procesi.
E kaluara të lë souvenir – ti bëjë ç’të duash me të!

Shtëpia e Gjetheve – Tiranë

Loading