You are currently viewing Ti je e bukur

Ti je e bukur

Ti je e bukur por asnjë nuk ta thotë. Je e bukur sepse nuk e di as vet . . . akoma. Tani pasqyra  të gënjen pak. Sytë . . . le të jenë të mbuluar me syze, të nxirë nga lodhja, të fryrë nga të qarat. Ti je e bukur. Flokët janë a s’janë më me shkëlqimin e duhur . . . të bien, të ngjiten? Je prapë e bukur. Ato ditë kur lëkura lufton ashpër kundër teje . . . e nuk njihesh më. Mos harro se ti je e bukur. Je e bukur sepse ti je qenie e fort, do të rrihesh nga era e acartë e kritikave por prapë, ti mbetesh. Je e bukur sepse do të digjesh nga përvëlimet e zemrës por prapë, ti mbetesh. Fjalët të vrasin, shikimet të shpojnë. Kunjat e shoqeve të shkulin dhëmbët e buzëqeshjes. Komentet e burrave injorantë të ulin pak kokën, nuk ke pse, pasi je e bukur. Nëse asnjë nuk ta thotë, e dashur shoqe e panjohur ta them unë: Je e bukur sepse je Ti.

photo of woman looking at the mirror
Photo by Andrea Piacquadio on Pexels.com

Mos harro se ti je e bukur. Je e bukur sepse ti je qenie e fort, do të rrihesh nga era e acartë e kritikave por prapë, ti mbetesh.

Leave a Reply