Pse duhet të mbajmë lule?
Nëse jeton në qytet, të kesh lule është jetike. Kontakti me natyrën, me dheun, me gjethet, janë domethënëse kundër stresit. Madje disa bimë janë të këshilluara të mbahen në shtëpi. Dhe janë shpesh më të zakonshmet dhe të thjeshta për t’i mbajtur.
Nuk është vetëm e shëndetshme por edhe qetësuese. Unë e filloj ditën duke soditur pak minuta lulet e mia. Mjafton një shikim prej pak sekondash për të mbushur zemrën me gëzim. Mezi pres t’i ujis dhe të shoh surprizat e tyre të përditshme.
Fillo thjesht fare
Nëse dëshiron të kesh një qoshe në shtëpi apo në ballkon, fillo me lulet që të duan! Janë disa lloj lulesh që rriten pa naze. Janë ato mishtore.
Mjafton të këpusësh një gjethe apo një degë dhe ato marrin jetë. Ato këputen dhe mbijnë vetë rastësisht, kanë një forcë jete dalluese. Nuk duan shumë ujë, nuk duan dheun më të mirë… Avash avash duke i njohur do fillosh të dallosh nevojat e tyre, të shtosh sipas dëshirës minikopshtin tënd.
Çfarë mësova nga lulet?
Mësoj çdo ditë që jeta vazhdon. Nga çdo farë, degë e këputur ka shpresë. Ekziston elementi i vazhdimësisë në natyrë. Çdo gjë rritet, lulëzon, shndërrohet, kurrë nuk shkon dëm. Mësoj se duhet durim, të presësh stinën për lulëzim. Mësova se secila ka kohën e vet, disa janë më delikate e disa të forta. Tamam si njerëzit. Dashuria për lulet është dashuri për veten. Ndërsa i jep kohë atyre në fakt po merr kohë për vete.
Shiko këtë mrekulli të vogël!
Jeta nuk duhet të jetë e thatë, le të mbjellim dashuri.
Kam zbuluar një app interesant, nëse të pëlqejnë lulet shikoje! Shtyp linkun picturethis