You are currently viewing Ndoshta

Ndoshta

Opinionet e mia të forta janë zdruguar ngadalë nga koha. Koha zbut mendimet dhe lëmon idetë. Fjalën “ndoshta”, për shumë kohë nuk e mohoj, më jepte pasiguri dhe bezdi. Tani pa të nuk do të jetoja. Ndoshta, tani fjala që më qetëson, më jep kohë. Sepse nuk më duhet të zgjidh apo të zgjedh. Ndoshta, fjala që më lë të fle dhe më jep paqe. Sepse opinionet më të forta ndryshojnë, në mos lirohen apo shtrëngohen.

Ndoshta, të bën të jetosh. Të jep të drejtë dhe jep të drejtën.

Ndoshta, është intriguese, tërheqëse dhe mbi të gjitha largon sherrin. E vendosur të përdor më shumë fjalën ndoshta, ndoshta.

Leave a Reply