Nuk e di sa shpesh e kam dëgjuar, shqiptarët nuk e pëlqejnë poezinë. Realisht është e vërtetë, priren të lexojnë romane. Romanet, kanë sigurisht një vlerë të jashtëzakonshme. Do të më pëlqente të dija pse ndodh kjo. Poezia për mua është një gjendje e paprekshme, një çast, një përjetësi. Nuk kam pretendim të shpjegoj gjë, edhe sikur, kush do të më dëgjonte. Por ndjej se nevojë për poezi, më shumë se kurrë.
Poezia nga greqishtja poiesieis, “veprimi i dikujt që krijon diçka që nuk ekzistonte më parë”. Më vijnë ndërmend metaforat, fjalëformimet, tolerimet që bëhen në poezi. Poezia e kthen semantikën në udhëtim të brendshëm ku veç pak mund të udhëtojmë. Nuk po them se çdo bejtexhi e rimues, është në të vertetë poet. Nuk po them se të gjithë ata që shkruajnë, në të vërtetë janë të tillë. Po them se ndoshta nuk kemi lexuar poezitë e duhura. Mbase nuk jemi mësuar të sodisim shpirtin në pasqyrën poetike të tjetrit. Nuk na pëlqen sepse nuk e shpjegojmë dot, nuk arrijmë ta zbërthejmë. Nuk kemi asnjë kontroll mbi të, sepse ajo shkon shpesh përtej logjikës. Ajo bëhet e jona vetëm nëse ia krijomë kushtet emocionale vetes.
Sinqerisht, jam e lodhur të dëgjoj justifikimin se kur nuk ke bukë të hash s’të bie mendja për gjë tjetër. Sepse nuk do të mjaftonin faqe për të mbushur emra poetësh që vijnë nga varfëria, mërgim, syrgjynosje, luftërat, sëmundjet e çdo lloj trishtimi të paimagjinueshëm. Poezia, madje, ka qënë mjet shpëtimi, mjet komunikimi, revoltë. Nuk ka asnjë lloj justifikimi që të vazhdojmë të mbushim shpirtin me materializëm, i cili, po na shqyen copash. Nuk ka varfëri apo mjerim të mohojë se “poezia” mund të jetë një qetësues i mirë. Unë vetë qetësohem, e strukur, në këtë botë ashpërsish, herë lexoj poezi herë bëhem poezi, të marr frymë.
Lexo edhe rreth John Keats këtu
Je i mirë pritur të regjistrohesh!
🌟🌹