
Unë kam veç një merak. Se mos urrejtja është më e fortë se dashuria.
Ke parë ti, ka njerëz që jetojnë 100 vjet të lidhur me mllefin dhe inatin, dhe kanë një qëllim kaq të fortë sa karakteri i tyre i keq. Kam frikë se mos dashuria na del më e dobët. Mos ndoshta urrejtja ka rrënjët më të thella sa të zhduk çdo lule dashurie? Mos ndoshta një njeri për të urryer frymëzon më shumë se sa njëmijë për të dashur? Mos qoftë! Unë jetofsha të provoj të kundërtën.

Shtyp këtu për porosi
