You are currently viewing Zhgënjimi

Zhgënjimi

Duhet të jetë vjeshta që padashje më vë në mendime, jo… është zanat i përherëshëm ky.

Zhgënjimi më i madh është ai kur dhe vetja të zhgënjen. Kur ti nuk je personi se kishe dëshirë të ishe. Zhgënjimi më i mirë është kur arrin të pranosh se jemi ne përgjegjës të mos thurim iluzione, të mbrojmë veten.

Zhgënjimi është shumë shpesh produkt i fantazisë sonë sepse veshim të tjerët me pritshmëri të tëpërta, me dëshirat tona, me ideale tona, presin të na duan si duam ne, të jenë miq si duam ne, herët a vonë do të zbulojmë se nuk presim dot asgjë. Këtë e di dhe bufi…por për çudi vazhdojmë ta bëjmë.

Nuk pres të më duan, nuk pres të më pëlqejnë, nuk pres të më mbështesin, të më ndihmojnë, nuk pres asgjë!. Në fund të fundit dhe unë dikë kam zhgënjyer …

Përpiqem të jap pa dashur të marr, dhe marr shumë aty ku nuk kam dhënë … dhe kjo nuk më zhgënjen kurrë.

This Post Has One Comment

  1. Geraldo

    Sa fiks cdo fjal dhe rresht te lumte🙏

Leave a Reply