You are currently viewing Xhaxhai im francez

Xhaxhai im francez

Po, kam një xhaxha francez. E kam dashur shumë. Besoj se edhe ai më donte shumë, sepse ka kaluar shumë kohë me mua, dashje pa dashje. Mjaft i sertë, krahasuar të tjerëve. Kurrë një karamele, kurrë një lodër, as edhe një akullore! Megjithatë rreptësinë e dëmshpërblente me lloj-lloj udhëtimesh dhe aventurash. Më ka marr me vete në Francë dhe madje edhe në ishuj anglezë. Më ka treguar për domethënien e vërtetë të Romantizmit. Më ka mësuar se si janë njerëzit me të vërtete, herë të mirë herë të këqij. Kishte dhe idetë e tij, që kur isha e vogël nuk i kuptoja mirë,  aq sa nuk i kam kushtuar për herë vëmendje, gjithsesi me kohën i kam çmuar. Mënyra se si ai m’i shpaloste më bën akoma ta dua, edhe nëse nuk pajtohem me të në çdo gjë. Xhaxhai im francez ishte i lezetshëm. Më mbante afër, më zbaviste nganjëherë por kurrë i rëndomtë. Më ka treguar për historinë, për natyrën njerëzore, për betejat. Për shpirtin, për forcën, për dashurinë. Më pëlqente të mendoja se i ngjaja pak, dhe nëse të tjerat vajzat shpresonin të ishin si modelet e bukurisë, unë doja të isha si xhaxhai im francez.

Viktor Hygo

Leximi i shkrimtarit filloi me versionin për fëmijët Kozeta, pjesë e vepres Të Mjerët. Që atëherë nuk i jam shqitur më librave të tij. Disa prej të cilëve i lexoj dhe i rilexoj. Forca e fjalës së tij më mahnit. Më prezantoi me përbindëshat shpirtëror njerëzore dhe më bëri të mos kem frikë nga figurat groteske fizike. Më prezantoi realitetin modern, duke më bërë të shpresoja se kishte kaluar, duke më infektuar me humanizmin e tij.  Mjerisht, u bëra e vetëdijshme tepër shpejt se nuk do të shkruaja kurrë aq bukur, lumturisht, u bëra e vetëdijshme tepër shpejt se do të mund të frymëzohesha prej tij.

Lexo edhe Romantizëm

Mos harro të regjistrohesh!

Leave a Reply