You are currently viewing Udhëtim fotografik – “Carte des Vins”

Udhëtim fotografik – “Carte des Vins”

Kam një lidhje të veçantë me gjërat. Nuk ka të bëjë me çmimin apo me bukurinë por me vlerën e tyre shpirtërore. Kam trashëguar nga gjyshi këtë dosje. “Carte des vins” në frëngjisht, si një meny verërash. Ka qenë nëpër duart të gjyshit dhe të babait më vonë. Tani e zotëroj unë.

Zbulova se kjo meny është përdorur nga gjyshi që merrej me tregti. Firma e verës ishte Charles Heidsieck  prodhonte shampanjë. U habita kur pashë se akoma prodhon  shampanjë!

Pjesa e brendshme e dosjes daton 1919 dhe prezanton firmën më së miri.

Leave a Reply