Trishtimi … sa më bën për të qeshur. Vjen kështu kot, kujtohet për mua. Afrohet me stil, shumë. Rrëshqet ëmbël ndërsa më përkëdhel dhembjet. Nuk e përzë, se më pëlqen si vjen. Ma zapton dhe qënien e unë qesh. Nuk ma ndryshon kush fytyrën e ndërsa brenda pushtohem e plaçkitem prej tij, ende qesh. Oh sa qesh. Vjen shkatërron dhe ikën. Unë qesh hidhur ndërsa shoh zbrazëtinë e lënë nga trishtimi që largohet i enjtur me lotët e mia të pa derdhura. Unë vazhdoj të përshendes, të begenis… ndërsa shijoj rrafshimin e shkretë… dhe qesh.
Trishtimi
Tags: Albania, albanian language, art, artiste, blog, blogger, blogging, dashuri, dëshirat, dhembja, dhembje, embel, fantazi, forca shpirterore, frymezime, fytyra, Hajdeseflasim, jap, jeta, lexime, marr, marrdhenie njerzore, mbështetje, menazhimi, mesime per jeten, ndjenja, ndjesi, njerez, njerez shume te ndjeshëm, per te qeshur, personalgrowth, pika referimi, pritje, pritshmëri, qeshje, rreth jetes, rritje personale, shijoj, shkrime, shkrime për jetën, shkruaj, skuptura, T-yongchung, trishtimi, vjeshta, zhgenjime