You are currently viewing Nga liqeni – Stolat

Nga liqeni – Stolat

Të gjithë vetëm, të gjithë vetëm.

Stolat i gjej bosh. Jo të gjitha.

Djali vjen nga një familje e mirë, i pastër, i rregullt, veshur bukur, i përhumbur nga sëmundja mendore. Shikimi i tij, bosh.

Gruaja vjen vërdall më peshore në çantë, e frikësuar. Ndërron vendin herë pas here. Peshorja rreziku më i madh i këtij metropolit të ri. Ikën nxitimthi, lë hapësirën bosh.

Është një burrë i ri, po pin cigare ethshëm, po pin dhjetra cigare. Arrij akoma ta dalloj në renë e tymtë që krijon rreth tij. Po ndërton një mur tymi të me err sytë e mos të shoh shpirtin bosh?

bench under tree during day beside body of water
Photo by Nihat on Pexels.com

Pleqtë, ah pleqtë! Luajnë domino. Më duket sikur janë po të njëjtët prej dhjetë a njëzetë vjetësh. Sikur ata kanë qënë atje e atje do të mbeten… Shpërndahen, zënë secili nga një stol duke lënë një vend bosh.

Vrapuesit, më pajisjet e tyre të reja e të marra për të matur zemren, hapin, kilometrat, kaloritë. Unë që mezi mas orën, pyes veten a e masin dot këta jetën bosh?

Heshtja thyhet nga stoli i të rinjve që bëjnë sikur thurin plane për një të ardhme të pazgjidhur. Zhvillojnë tema, ide dhe çështje. A thua kanë kuptuar çdo gjë. Në fakt shpejt do të ndahen, heshtja do të përhapet në mendjen e tyre. Pyetjet e tyre nuk do të kenë përgjigje, do të ndryshojnë pyetjet. Vetëm pas disa stinë do të përfundojnë te liqeni një e nga një në stola të ndryshme, të vetmuar dhe bosh.

Të gjithë së bashku vetëm. Të gjithë së bashku bosh. Të gjithë të radhitur secilin në stolin e vet më një vend në krah bosh.

Lexo edhe Nuk mësoi kurrë biçikletën

Banner

This Post Has 2 Comments

  1. Tingullpoezie

    Realitet i zymte , nga njerez qe zbrazen

    1. Noa

      Faleminderit, e zymte nganjhere ky realitet…le te shtojme disa tinguj poezie . . .

Leave a Reply