You are currently viewing Suksesi

Suksesi

Si të kesh sukses? Pasi m’u bë kjo pyetje më vajti mendja menjëherë të hartoja ndonje listë. Lista e të gjitha gjërave që duhen bërë, mendimeve dhe veprimeve që duhen për të arritur suksesin. Do të isha e sata llomotitëse që shpërndan njohuri teorike. Vërtet, i kam disa mënyra për t’u ndjerë më mirë, më e sukseshme, por a është e nevojshme që të përsërisë, të shtoj apo ujis atë që është shkruar nga mijëra të tjërë? Aspak, e kush jam unë?

Guxoj të them diçka lehtësisht ndryshe. Për mua suksesi është korrje. Korrja e përditshme e punës sime, e veprave të mia në qofshin të mira, është korrja e mundimëve dhe sidomos i dështimëve të mbledhura.

Çdo vit mblidhet diçka, pavarësisht motit, pavarësisht punës, pavarësisht dhembjeve apo buzëqeshjeve. E korra mund të jetë pak apo shumë, por mbetet sukses.

Më shumë dua të them se duhet të mësojmë të çmojmë dështimet pak më shumë. Të mos kemi kaq fobi prej tyre. Me këtë nuk po them se nuk duhet të ëndërrojmë e të mos përpiqemi ti arrijmë. Jam e para ëndrrimtare e çmendur që guxon mbase të ëndërrojë me shumë seç i takon. Po prapë, kam mësuar të kuptoj se suksesi i vërtetë është reagimi ndaj dështimëve, zhgënjimëve. Suksesi i vërtetë është qëndrimi dinjitoz ndaj jetës që është e shurdhër ndaj thirrjeve të mia, e verbër ndaj ngjyrave që lëshoj nga shpirti.

Nëse do të jesh i suksesshëm merre dështimin tënd dhe shikoje në sy. Mos pyet si të jesh i suksesshëm po çohu dhe fillo jeto!

This Post Has 7 Comments

  1. Dreamer

    Jam shume dakort sukses i vertet eshte te ngrihesh me eksperienca te reja pasi je rrezuar.

    1. Noa

      Vërtet, dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë! Faleminderit që u regjistrove! E çmoj shumë!

  2. Vajza biznesit

    Oh 🥺🥰 this is beautiful…

    1. Noa

      Faleminderit, e çmoj jashtë mase e dashur

  3. Gerald

    Po e drejte esht ne doren ton…nuk mund te thuash deshtuam por provojme ne disa menyra derisa ja dalim mban! :))

  4. Geraldo

    Tani e Lexova😉
    Noa shume e bukur domethense ke te drejte zhgenjimet sjellin suksesin 😊🤗
    Thank you🙏

    1. Noa

      Jo gjithëmonë, varet nga ne!

Leave a Reply