Ekzistojnë dy mënyra bazë, botimi i varur ose vet-botim. I pari është krejtësisht i varur ndaj Shtëpisë Botuese e cila merr për sipër investimin, dhe sipas një kontrate të përpiluar, pranohen kushte dhe përqindje fitimi. Në këtë rast Shtëpia Botuese ka disa të drejta në botim dhe ribotim, mund të ketë aksesë në disa ndryshime gjatë redaktimit.
Kur bëhet kështu, autori është disi i përkdhelur pasi ndihet i zgjedhur, pasi ka kaluar në filtrin e panelit dhe sigurisht shpresohet se dikush e ka vlerësuar. Në këtë rast pritet se autorit i jepet mjaft dinjitet, një projekt marketimi, kontakt shitje, i bëhet një promovim të zgjeruar sipas objektivit.
Çfarë pritet nga një Shtëpi Botuese
- Paneli: mbledh materialin nga autori apo një ent përkatës, shqyrton, pranon apo jo, dhe harton vendimin, gjthashtu kontratën sipas vendim-marrjes.
- Editim: Editorët punojnë shumë afër me autorin duke përsosur botimin. Kjo përfshin gjithashtu, redaktimin dhe korrigjimin në strukturë, gramatikë, ortografi etj.
- Dizajn dhe faqosje: Libri në tërësinë e tij do të punohet në të gjitha detajet, deri në përfundimin fizik të botimit. Dizajnëri bën që produkti të dalë sipas parametrave të shijes dhe të tregut.
- Prodhimi: Kjo është faza kur botimi prodhohet, në version fizik dhe digjital. Shtëpia Botuese mban përgjegjësi që të dalë i saktë.
- Spërndarja: Kujdesen që të menaxhohet shitja. Kontakton dhe koordinon me shpërndarësit, libraritë, panaire dhe të tjera si këto.
- Marketing dhe promovim: Promovon autorin, promovon botimin, lidh dhe prezanton, në të gjitha interesat e investimit dhe të autorit.
- Menaxhimi: Menaxhon planet financiare, planet e shitjes.
Mënyra e dytë, e cila ka nëndegë të tjera mundësirash, është më pak tradicionale, më e pavarur, peshon krejtësisht mbi autorin së pari ekonimikisht. Detyrat dhe dobitë ndryshojnë dhe varjojnë si pas rastit. Kryesisht, Shtëpia Botuese merret me lëshimin ligjor të ISBN, ofron disa nga ato të lartpërmendura. Disa nga shërbimet mund të ndryshojnë dhe të përshtaten sipas pagesës, nevojës dhe dëshirës së vet autorit. Zakonisht në këto raste, përgjegjësia i shkon edhe autorit, që mbetet kuratori kryesor të botimit.
Vetbotimi
Disa autorë zgjedhin të bëjnë krejt punën vet, ose duke deleguar secilën fazë më vete, dhe duke çuar tek Shtëpia Botuese, nëse pranon, vetëm për shtyp. Cilat janë disa nga faktorët që duhet të ketë parasysh? Është mirë që të ketë të qartë se sa tolerancë ndryshimi i jep redaktorit. Të ketë përcaktuar shijen e përgjithshme të botimit. Në këto raste, marketingu, promovimi, dhe shumë detaje të tjera do të mbeten nën peshës së autorit. Megjithatë, ka të mirat e veta. Autori modern nuk ndihet nën presion, dhe organizon promovimin sipas identitetit të tij.
Editimi
Editimi kur bëhet seriozisht, është punë e vështirë. Vijojnë disa pika referimi të fazave. Kur dimë se si bëhet një botim na ndihmon të kuptojmë punën pas, të çmojmë bashkëpunëtorët dhe të kemi të qarta pritshmëritë.
Fazat e editimit
- Redaktimi, gramatika, ortografia, pikësimi, sintaksa etj.
- Qartësia dhe koherenca
- Vijushmëria
- Rrjedhshmëria
- Përzgjedhja e fjalëve sipas tonit të librit
- Sintetizimi, heqja e tepricës, duke synuar qartësi
- Verifikimi i faktëve (të përmendura apo të cituara)
- Faqosja
- Citime dhe referenca
- Lexim nga një person i tretë
- Rishikimi i fundit
Shijo procesin!
Duhet shijuar procesi. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë pakënaqësi apo keqkuptime. Kjo nuk do të thotë se botimi ynë do të jetë “i përsosur”, megjithatë duke komunikuar sa më shumë, me pak durim dhe mbi të gjitha pasion do të arrijmë atë që kemi në mendje.
Secili autor është ndryshe dhe sigurisht dëshiron ta përjetojë ndryshe. Besoni tek vetja, tek shija juaj, kini kujdes me kë këshilloheni, që vërtet t’jua dojë të mirën. Bëni kërkime dhe shihni botime të tjera, që të frymëzoheni ose të kuptoni atë që nuk dëshironi.
Informacionët të mbledhura janë në bazë të kërkimit personal dhe përvojës.
Pershendetje,
Me pelqeu menyra sesi nje autor i ri mund te shoh me kujdes mundesite e ofruara prej tregut dhe te mund te perzgjedh sipas mundesive, aftesive dhe identitetit krijues (te cilin e ka gjetur apo eshte ende ne kerkim). Secila prej menyrave me duket e veshtire dhe se kerkon nje vemendje te vecante nga autori sepse me sa duket vetem ai e vlereson ne masen e duhur vepren e tij dhe askush tjeter pa marre parasysh se sa mund t’i paguash shtepine botuese per kujdesin e “duhur” per librin.
Parimisht është ashtu. Ndoshta në raste të veçanta botuesi mund të ketë një “dashuri” të veçant që të kujdesët me përkushtim të jashtëzakonshëm librit. Dashuria ndaj veprës dhe autorit, përkhehet edhe si interes të përbashkët, me të drejtë. Në raste më të zakonshme, duke parë edhe me çfarë ndodh jashtë oborrit tonë, autori po zhvillon një mendësi moderne e cila e bën shkrimtar, ko-edito dhe promovues të vet veprës së vet! Të falënderoj për vëmendjen që i kushton blogut.