You are currently viewing Shtëpitë e mia -Dubrovniku

Shtëpitë e mia -Dubrovniku

  • Post author:
  • Post category:Mendime
  • Post comments:1 Comment

Nuk e di akoma ku vërtetë do të doja të banoja. Në udhëtim shpesh kam menduar – këtu do të doja të banoja…

Por është një vend që kam në zemër, Dubrovniku.

Ky ballkon me vetrata të larta e përmbush nevojën time për dritë. Ndodhet në qytetin tim të preferuar Dubrovnik. E dua Dubrovnikun. Sa herë dua të iki nga marrëzia, më shkon mendja të shkoj atje. Atje gjej frymëzim. Ka det, ka natyrë, histori, kulturë, art. Sa herë shkon, zbulon ndonjë pjesë që të thotë mirë adhsh. Të bredh nëpër rrugica e shkallare të ngushta.

Po kjo shtëpi mes sheshit të vogël do ishte e përsosur. E vjetër, me mure që kanë ç’tregojnë. E hapur, me pamje nga sheshi plot kafene e restorante. Fisnike, pa bujë e luks të shfrenuar. Afër detit. Porti dy hapa, qendra dy hapa. Ëndërroj unë e shkreta se tjetër nuk di të bëj.

Kudo është shtëpia ime

Më prit Dubrovnik…

This Post Has One Comment

Leave a Reply