Shkrep ca foto andej-këtej. Kthehem në shtëpi, e plandosem në kolltuk. Filloj të loz si padashje me filtrat në foto. I zbardh, i pres, i kthej. Provoj dritat, efektet me radhë. Ikën koha, e gjej veten në një dimension ngjyrash e relievesh… derisa nuk zgjedh filtrin e duhur, të paktën për vete.
Gjetça një filtër dhe për vete. Një efekt të bukur që të më pëlqejë vetja. Gjetça një efekt për vete, ta shoh veten ndryshe.