You are currently viewing Rehatia

Rehatia

Rehatia ka shije kafeje, muzike dhe librash. Njerëz tek e tuk, mundësisht intersantë.

Tek tuk njerëz, jo shumë, pak, shumë pak. Të rrallë dhe të çmuar. Njerëz që t’ia vlejë t’i dëgjosh. T’ia vlejë të harxhosh kohën. Njerëz që janë si librat e mirë, dëshiron t’i lexosh pafundësisht. Që janë autentikë. Njerëz me të cilët më vjen ta qep gojën.

Ka raste që i trembem gostive, kush rri e mban njerëzit me muhabet, kush rri e dëgjon po të njëjtat fjalë. Kush rri e flet për ushqim. Shkoj, e filloj këndoj ndonjë këngë brenda meje. Thur ndonjë lojë fjalësh e humbas në mendime.

Një kafe, një libër dhe pak muzikë, tek tuk me njerëz interesantë, kjo është rehatia. Ajo që më bën të lumtur nuk janë gjërat por ndjesitë, jo ushqimi por atmosfera, fjalët e reja, konceptet. Nuk u përshtatkam dot më … dua të rri rehat.

This Post Has One Comment

  1. Ina Elezi

    A sa e bukur kjo… e vertet… di zbatuar 😉♥️

Leave a Reply